Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOSOVA

Futbollistë edhe nga Superliga, Kosova zbardh listën e lojtarëve për Ligën e Kombeve

Shkruar nga NEWSPORT

Trajneri i Kosovës, Alain Giresse ka bërë publike listën e futbollistëve të ftuar për katër ndeshjet e qershorit në Ligën e Kombeve. Dardanët janë në grupin 2 të Ligës C, teksa do përballen me Qipron, Greqinë dhe Irlandën e Veriut.

Pjesë e listës është edhe portieri i Tiranës, Visar Bekaj, teksa nuk mungojnë emrat si Muric, Rrahmani, Vojvoda, Rashica apo edhe Muriqi.

“Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Alain Giresse e ka bërë publike listën e futbollistëve që do t’i ketë në dispozicion për katër ndeshjet e muajit qershor në edicionin e ri të Ligës së Kombeve. Dardanët bëjnë pjesë në Grupin 2 të Ligës C, teksa ndeshjen e parë e zhvillojnë si mysafirë në Larnaca kundër Qipros, më 2 qershor në orën 18:00. Më pas, Kosova dy ndeshjet e radhës i zhvillon në ‘Fadil Vokrri’ kundër Greqisë, më 5 qershor dhe kundër Irlandës së Veriut, më 9 qershor, teksa në fund luan si mysafire në Greqi më 12 qershor. Grumbullimi i kombëtares për këto ndeshje fillon më 27 maj”, njofton FFK.

Tags:

KOSOVA

Poll

Lexo gjithashtu