Lindon Selahi, Dion Gallapeni, Andi Zeqiri & Juljan Shehu
Dion Gallapeni është futbollisti më i ri i Wisla Plock. Mbrojtësi 21-vjeçar vendosi që të largohej nga Widzew Lodz, për të nisur një aventurë të re me pretendentët e titullit në Poloni.
Tek klubi i ri, Gallapeni do të jetë në formë huazimi. Kjo “formulë” transferimi do të jetë e vlefshme deri në fund të sezonit aktual, teksa në verë do të vendoset përfundimisht për të ardhmen e mbrojtësit të Kosovës.
Kujtojmë se 21-vjeçari është pjesë e Widzew Lodz prej 2025-ës, teksa ka kontratë deri në vitin 2029. Ai ka luajtur me shqiptarë të tjerë si Juljan Shehu, Lindon Selahi dhe Andi Zeqiri.
View this post on Instagram
Poll
