Ballkani përmes njoftimit në rrjetet sociale ka bërë të ditur rinovimin e kontratës me sulmuesin algjerian Walid Hamidi, e vlefshme deri në verën e vitit 2029-të.
Lojtari me tipare ofensive në linjën e djathtë iu bashkua Ballkanit nga bardheblutë e Shkupit, periudhë kur Ilir Daja ishte trajner te skuadra nga Suhareka.
Me kryeqytetasit e Maqedonisë së Veriut, Hamidi fitoi kampionatin në sezonin 2021-2022, ndërsa te ekipi i Ballkanit, algjeriani ka prej verës së vitit 2023, e përkthyer me 15 gola dhe 13 asiste në 96 ndeshje, e shoqëruar me triumfin në Superligën e Kosovës (2023-2024) dhe Kupën (2024).
Vetëm këtë sezon, Walid Hamidi ka 5 finalizime dhe 2 asiste në 18 prezenca (kampionat), teksa Ballkani i drejtuar prej kroatit Mislav Karoglan mban kreun në Superligën e Kosovës me 36 pikë pas 20 javësh, kuotë të barabartë pikësh me Prishtinën.
View this post on Instagram
