Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOSOVA

“Bardheblutë” e kryeqytetit trondisin ish-trajnerin e Vllaznisë, rënia nga Superliga në... horizont

Shkruar nga NEWSPORT
“Bardheblutë” e kryeqytetit trondisin ish-trajnerin e
Prishtina e Re

Prishtina e Re ka triumfuar në transfertë përballë Drenicës. Sfida e vlefshme për javën e 21-të të Superligës së Kosovës, ka përfunduar me shifra 0-2 në favor të bardhebluve të kryeqytetit.

Protagonist absolut në këtë sfidë ishte Lorik Dobratiqi. Sulmuesi 25-vjeçari ishte autori i dygolëshit, duke shënuar në minutën e 41-të dhe në të 58-tën.

Në krahun tjetër Drenica e ish trajnerit të Vllaznisë, Thomas Brdaric, dukej e pafuqishme.

Kështu, Prishtina e Re shkon në kuotën e 21 pikëve në vendin e 9-të (parafundit)duke shpresuar te mbijetesa. Në krahun tjetër me po 21 pikë, Drenica mbetet e fundit për shkak golavarazhi

Poll

Lexo gjithashtu