I ftuar në emisionin “DueliSportiv” në RTV Dukagjini, Klodian Duro ka pasur një debat të ashpër me ish-trajnerin e Lirisë së Prizrenit, Liridon Lecin. Të dy kanë drejtuar Lirinë, teksa ish-mbrojtësi i Vllaznisë, Leci ka qenë pasuesi i Duros.
Debati ka eskaluar në personale, teksa ish-mesfushori i Kombëtares shqiptare i ka treguar Liridon Lecit nivelet në të cilat ai ka luajtur. Duro thekson se ka luajtur kundër Milanit dhe Manchester City-t, duke përdorur edhe ironitë.
“Unë i kam bërë gol Manchesterit, ky do bie te niveli im. Unë kam drejtuar Feronikelin dhe Gjilanin, ky nuk bie te niveli im me Rahovecin dhe Flamurtarin. Nuk të merr njeri te ai nivel, janë superiorë. Feronikeli ka sjellë Milanin në Kosovë. Kundër Milanit ka luajtur Duro
Ronaldinho, Kaka, i ke parë në televizor ti? Kam luajtur live unë. Ky është niveli im. Robinho, Manchester City... i sheh vetëm në televizor ti. Siç më ke parë edhe mua. Thoje: ‘oh ta shoh pak këtë Duron, o çfarë goli Duro’. Ky është niveli i Duros. Tak Kombëtarja, Ronaldo, Portugali, Shqipëri, Duro, 0-0. Gol Duro”, tha Klodian Duro gjatë debatit.
