Goli i Hadërgjonajt
Florent Hadërgjonaj është shfaqur protagonist në ndeshjen që ekipi i tij, Alanyaspor ka humbur në shtëpi përballë Basaksehir. Sfida e vlefshme për javën e 23-të të Superligës turke, u mbyll 1-2.
Anësori i djathtë i Kosovës ishte pikërisht ai që shënoi golin e vetëm për të tijët. Në minutën e 67-të të sfidës, Hadërgjonasj lëshoi një “predhe” nga hyrja e zonës, duke tundur rrjetën kundërshtare.
Vlen të theksohet se ky është goli i 7-të sezonal për 31-vjeçarin. Ndërkohë që Hadërgjonaj këtë sezon ka dhuruar edhe 5 asiste.
Poll
