Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

UEFA vendos për gjyqtarin e miqësores së parë që Shqipëria do të luajë përballë Izraelit, spikat edhe prania e arbitrit të Superiores (EMRAT)

Shkruar nga NEWSPORT
UEFA vendos për gjyqtarin e miqësores së parë që
Milos Savovic, arbitri kryesor i ndeshjes miqësore Shqipëri - Izrael

Shqipëria do të sfidojë Izraelin mbrëmjen e sotme, në kuadër të miqësores së parë të muajit qershor, e cila pritet të luhet në stadiumin "Air Albania", prej orës 20:00.

Kjo do të jetë dhe ndeshja e parë e Kombëtares nën drejtimin e trajnerit të ri, Rolando Maran, i cili kërkon ta nisë në mënyrën më të mirë të mundshm, edhe pse ky duel vlen në kuadrin e një "përgatitje" të parë para ndeshjeve të shtatorit për kualifikueset e Europianit.

Lidhur me këtë duel, UEFA ka caktuar dhe trupën e arbitrave që do të vendosin drejtësi në fushë. Arbitër kryesor është zgjedhur malazezi Milos Savovic, i cili do të ndihmohet nga dy asistentët e tij Marko Gojkovic dhe Vladislav Radenovic. Në këtë test miqësor i pranishëm do të jetë dhe Juxhin Xhaja, arbitri i Superiores i cili do të mbajë dhe statusin e arbitrit të katërt. 

Arbitër kryesor: Milos Savovic

Asistenti i parë: Marko Gojkovic

Asistenti i dytë: Vladislav Radenovic

Arbitër i katërt: Juxhin Xhaja 

Poll

Lexo gjithashtu