Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

Miqësorja me Izraelin, presidenti Armand Duka "motivon" skuadrën: Një kapitull i ri dhe shumë punë përpara, me përkushtim dhe ambicie si gjithmonë!

Shkruar nga NEWSPORT
Miqësorja me Izraelin, presidenti Armand Duka "motivon"
Presidenti Armand Duka, së bashku me trajnerin Rolando Maran dhe Ervin Bulkun

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ka qenë pranë Kombëtares në përgatitjet për duelin miqësor ndaj Izraelit, sfidë kjo e cila do të luhet sot në orën 20:00, në stadiumin "Air Albania".

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai ka reaguar duke shkruar se një kapitull i ri është hapur, me objektiva të qarta dhe shumë punë përpara, teksa i ka uruar suksese futbollistëve e sidomos trajnerit Rolando Maran në këtë eksperiencë të re.

POSTIMI:

"Suksese ekipit tonë në këtë ndeshje përgatitore sot dhe suksese Mister Maran!
Një kapitull i ri, objektiva të qarta dhe shumë punë përpara. Me përkushtim, disiplinë dhe ambicie si gjithmonë.
Forca çuna!"

Poll

Lexo gjithashtu