Përballë Izraelit do të jetë prova e parë ku Rolando Maran do ta nisë kapitullin e tij si trajner i Kombëtares shqiptare, aty ku italiani do tentojë t'i marrë më të mirën, njëjtë siç do të veprojë edhe në testin e radhës ndaj Luksemburgut, ditën e shtunë.
62-vjeçari ka provuar disa skema në stërvitjen e fundit me grupin dhe ajo çfarë është dalluar është moduli 4-3-2-1, siç e njoftoi në konferencën për shtyp kur shpalli listën, kur tha se i pëlqen të luajë me një mbrojtje të përbërë me 4 dhe një ofensivë me 3 sulmues.
Mbrojtja qëndron po statike si në epokën e Sylvinhos, ndërsa në mesfushë ekzistojnë një shans për të parë debutuesin Luis Hasën, bashkë me Julian Shehun dhe Kristjan Asllani.
Tresha e sulmit e testuar është ajo mes Nedim Bajramit dhe Armando Brojën nga krahët me Mirlind Dakun si 9-shin kryesor. Pikërisht, nga këto ide dhe formacioni që mund të provojë të hedhë nga minuta e parë përballë izraelitëve, Maran ka "skicuar" edhe emrat që mund të fitojnë një fanellë titullari. Megjithatë, e gjitha është në kuadrin e mendimeve, pasi italiani mund të na surprizojë me zgjedhje të tjera.
Kujtojmë se prezenca e Myrto Uzunit në këtë takim shihet me dyshime, pasi Federata njoftoi se sulmuesi është duke kaluar një gjendje gripale dhe se do të kuptohet më qartë në orët në vazhdim nga vetë stafi mjekësor.
