Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

Sylvinho në dilemë për formacionin, shkak bëhet sulmi

Shkruar nga NEWSPORT
Sylvinho në dilemë për formacionin, shkak bëhet sulmi
Sylvinho

Çdo orë që kalon rrit tensionin sportiv se kush kombëtare do dalë fituese nga Leskovaci në dueli Serbi – Shqipëri. Mësohet se trajneri i Kombëtares Sylvinho e ka përpiluar formacioni “anti- Serbi”.

Por ka një dilemë që ende nuk i ka dhënë “udhë”, bëhet fjalë për “pykën” në ekip. Portën do e mbrojë i “zakonshmi” Strakosha, për të vijuar me Mitaj në të majtë, kurse Hysaj do mbulojë krahun tjetër.

“Muri” para portës do përbëhet nga dyshja defensive Gjimshiti – Ajeti. Asllani, Shehu dhe Laçi në mesfushë. Broja nuk prekt në linjën ofensive, sikurse Bajrami, por balotazhi është mes Mirlind Dakut dhe Rey Manaj në majë të sulmit. Pyetje që do marri përgjigje nesër në mbrëmje.       

Poll

Lexo gjithashtu