
Në 5 ndeshjte e fundit të Kombëtaret në të gjitha garat, përfshirë edhe miqësoret, grupi i Sylvinho ka pësuar vetëm 1 golë. Pikërisht, “mburoja e hekurt” me dyshen e qendrës Gjimshiti – Ajeti ka rezultuar gati në perfeksion.
Gjithçka filloi nga ndeshja Shqipëri – Andorra 3 – 0, për të vijuar me barazimin e “bardhë” ndaj Serbisë. Pësuan vetëm një gol kundër Letonisë në transfertë dhe e kanë mbajtur portën të paprekur karshi Gjibraltar (miqësore) dhe Letonisë në “Air Albania”.
“Testi” i radhës dhe më i rëndësishmi do të jetë në Leskovac kundër grupit të Dragan Stojkovic. Mbrojtësit Berat Gjimshiti dhe Arlind Ajeti janë gati të tregojnë versionin e tyre më të mirë, pastrimin e zonës nga krosime të rrezikshme, mbulimin një për një dhe fitimin e dueleve ajrore. Në “letër” jo shumë e vështirë, por do të jetë fusha ajo që do jap verdiktin final.