Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

VIDEO/ Kombëtarja shqiptare zbarkon në Serbi, në aeroport pritet nën masa të rrepta sigurie

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Kombëtarja shqiptare zbarkon në Serbi, në aeroport pritet
Momenti kur futbollistet shqiptar zbresin nga avioni

Kombëtarja shqiptare ka mbërritur në Serbi. Kuqezinjtë pak minuta ma parë kanë shkelur në tokën serbe, me fluturimin nga aeroporti “Nënë Tereza” deri në Nish zgjati 49 minuta.

Ekipi menjëherë është nisur drejt hotelit ku do të qëndrojë në Nish, ndërsa në aeroportin serb është pritur nën masa të rrepta sigurie. Kombëtarja pasditen e sotme do të udhëtojë drejt Leskovac ku Sylvinho dhe kapiteni i ekipit do të zhvillojnë edhe konferencën për shtyp.

Më pas skuadra do të zhvillojë stërvitjen e fundit para kësaj përballjeje në stadiumin “Dubocica”. Kujtojmë se bashkë me Kombëtaren drejt Serbisë kanë udhëtuar edhe përfaqësues të Federatës Shqiptare të Futbollit dhe disa gazetarë.

Ndërkohë vlen të theksohet se sfida me Serbinë do të zhvillohet ditën e nesërme në Leskovac në orën 20:45. Kjo përballje është e vlefshme për grupi K në kualifikueset e Kupës së Botës 2026.

©credist Blendi Fevziu

©credist Blendi Fevziu

©credist Blendi Fevziu

Poll

Lexo gjithashtu