
Kombetarja shqiptare
Kombëtarja shqiptare ditën e djeshme ka mbyllur përgatitjet për sfidën me Serbinë. Gjatë këtyre ditëve ekipi është stërvitur në “Shtëpinë e Futbollit, me futbollistët që kanë marrë edhe ngarkesën e duhur.
Ndëkohë ditën e sotme kuqezinjtë do të udhëtojnë drejt Nishit për duelin me serbët. Një takim shumë i rëndësishëm, i cili është planifikuar të zhvillohet ditën e nesërme në orën 20:45 në Leskovac.
Gjithashtu ditën e sotme pas mbërritjes në Serbi, Sylvinho dhe kapiteni i Kombëtares në orën 16:30 do të dalin në Konferencen për shtyp për të folur në prag të kësaj sfidë. Pas konferencës, ekipi do të zhvillojë stërvitjen e fundit në orën 17:30 për të mbyllur përgatitjet për sfidën ndaj Serbisë.
Poll