
Kombëtarja shqiptare do të luajë një nga ndeshjet më të rëndësishme në këto kualifikuese, atë ndaj Serbisë. Duel i cili do të zhvillohet ditën e nesërme në ornë 20:45 në Leskovac dhe ky takim vendos shumë mbi fatet e skuadrave për kualifikimin në Kupën e Botës 2026.
Kuqezinjtë të drejtuar nga Sylvino prej ditësh kanë zhvilluar përgatitjet në “Shtëpinë e Futbollit”, duke marrë kështu ngarkesën dhe direktivat e duhura për të përballuar këtë sfidë.
Kur jemi vetëm 1 ditë para kësaj përballjeje, trajneri brazilian ka në kokë edhe 11-shen që do të luajë kundër serbëve dhe ku do të synojë të kthehet në Shqipëri me rezultat pozitiv.
Kështu në formacion nuk pritet të ketë surpriza, teksa dilema më e madh e Sylvinhos është maja e sulmit. Manaj dhe Daku do të jenë në balotazh mes tyre deri para sfidës se cili do të startojë nga minuta e parë.
Formacioni i mundshëm:
Shqipëria: Strakosha, Hysaj, Ajeti, Gjimshiti, Mitaj, Shehu, Asllani, Ramadani, Broja, Hoxha (Bajrami), Manaj (Daku). Trajner: Sylvinho.