
Gazetari sportiv i mirënjohur në vendin tonë Ervin Baku ka mbërritur në Leskovac, i gatshëm për të raportuar në ndeshjen Serbi – Shqipëri, e planifikuar të luhet nëser në mbrëmje.
Baku ka marrë profilin e një “orakulli”, teksa ka parashikuar se kush kombëtare fiton në Leskovac (fjala orakull do të thotë ai që i paraqit fjalët, mendimet e parashikimet e veta si të vërteta të pakundërshtueshme): “Pres fitoren e Shqipërisë. E kemi mundur Serbinë dhe dhunën barabare në 2014.
Kështu që edhe nesër do ta mundim në fushë. Presioni do të jetë mbi ta. E kam parashikuar përpara. Kam parashikuar saktë që do dilnim barazim në Tiranë dhe kështu ndodhi. Tashmë parashikoj se do dalim fitues nga Leskovaci dhe do marrim vendin e 2-të në Grupin K”.