Messi, pritja fenomenale e James Pantemis dhe Manuel Neuer
Në javën e 14-të të MLS-së në SHBA, ekipi i Inter Miami nën “dirigjimin” e Leo Messit fitoi 2 – 0 kundër Portland Timbers. “Pleshti” argjentinas ishte më i miri në fushë, gol dhe asist.
Por momenti më kulminant i sfidës, përkoi me minutën e 90+5. Messi, ekzekutoi mjeshtërisht goditjen e dënimit, por pritja e portierit James Pantemis ishte fenomenale, në “këndin e pamundur”, teksa mbeti i “asfiksuar” i gjithë stadiumi.
Edhe Manuel Neuer do e kishte “zili” një bllokim të tillë. Pas 14 javësh të zhvilluara në MLS, Inter Miami mban vendin e 2-të në tabelë me 28 pikë, 2 më pak nga Nashville SC kryesues.
View this post on Instagram
Poll
