Myrto Uzuni
Austin FC ka fituar në shtëpi përballë Seattle Sounders, në kuadër të ndeshjes së kampionatit MLS. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Q2 Stadium”, përfundoi me shifrat 3-1.
Myrto Uzuni u shfaq protagonist në këtë ndeshje me fanellën e Austin FC. Sulmuesi 30-vjeçar shënoi golin e dytë për të tijët, në minutën e 86-të të sfidës, ç’ka e afroi skuadrën me fitoren.
Ky është goli i parë për Uzunin që pas rikthimit nga ndeshjet miqësore me Kombëtaren shqiptare. Një tjetër paraqitje pozitive për beratasin në SHBA.
Poll
