Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

Trajneri Maran i dha “dritën jeshile” për debutimin te Shqipëria, Luis Hasa gjen akordin me klubin e tij të ri

Shkruar nga NEWSPORT
Trajneri Maran i dha “dritën jeshile” për debutimin te
Luis Hasa

Luis Hasa do të jetë futbollisti i ri i Frosinones. Gazetari italian Nicolo Schira raporton se 22-vjeçari ka rënë dakord për kushtet personale dhe se shumë shpejt klubi nga Lazio do të gjejë edhe gjuhën e përbashkët me Napolin.

Mësohet se fillimisht, ideja ishte marrja me formulën e huazimit, por referuar negociatave të fundit, mësohet se vetë Frosinone ka hedhur një hap më shumë dhe do të paguajë plot 4 milionë euro, ndërsa Hasa do të nënshkruajë një kontratë 4-vjeçare, pra deri në vitin 2030.

Kujtojmë se mesfushori i talentuar me Napolin ka fituar një titull kampion në sezonin 2024/25, ndërsa me Shqipërinë e bëri debutimin nën drejtimin e Rolando Maran më 3 qershor të këtij viti, në miqësoren e humbur 0-1 ndaj Izraelit.

Poll

Lexo gjithashtu