Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

ZYRTARE/ Erald Çinari me “sytë” nga Bayern Munich, ish-sulmuesi i Partizanit firmos me ekipin e njohur

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ Erald Çinari me “sytë” nga Bayern Munich,
Ilustrim: Erald Çinari kur ishte pjesë e Partizanit - Bayern Munich logo

Erald Çinari është futbollisti më i ri i Jeju SK. Sulmuesi 29-vjeçar vendosi të largohej nga Arabia Saudite, për të nisur një aventurë të re në elitën e futbollit të Koresë së Jugut.

Kujtojmë se Çinari është edhe një ish i Superiores, ku ka shkëlqyer me Partizanin dhe Vllazninë. Ndërsa pas firmës me klubin korean, vetë sulmuesi shkodran ka thënë fjalët e para.

“Jam shumë i lumtur që po filloj një sfidë të re me Jeju SK. E di që liga koreane është shumë konkurruese. Prandaj, dua të shfrytëzoj sa më shumë pikat e mia të forta në çdo ndeshje, për të ndihmuar ekipin. Gjithashtu mes pres të luaj përsëri me Aias, me të cilin tregova kimi tek FC Noah. Do t’ua shpërblej tifozëve me performanca dhe rezultate të mira”, tha 29-vjeçari.

Tashmë, Çinari ka sytë edhe nga Bayern Munich. Pikërisht Jeju SK do të përballet me gjigantin evropian në një miqësore, më 4 gusht.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by 제주SK FC (JEJU SK FC) (@jejuskfc_official)

Poll

Lexo gjithashtu