Mario Mitaj
Mario Mitaj mund të braktisë Al Ittihad për të nisur një aventurë të re në Serie A italiane. Është eksperti i merkatos, Gianluca Di Marzio, ai i cili ka raportuar se Genoa ka shfaqur interes për shërbimet e 23-vjeçarit shqiptar.
Megjithatë, i njëjti burim shton se operacioni nuk do të jetë i lehtë, për shkak të përfitimeve që Mitaj ka në Arabinë Saudite. Drejtuesit e Genoa-s janë gati të futen në bisedime, ndërsa zgjedhja do t’i takojë futbollistit nga Malësia e Madhe.
Kujtojmë se kontrata e Mitajt me Ittihad është e vlefshme deri në verën e vitit 2028. Ndërsa vlera e tij momentale në “Transfermarkt” është 6 milionë euro, shifër që nuk e kënaq klubin arab, sepse kërkon më shumë për ta lënë të lirë.
Poll
