
Ndaj Ukrainës ishte shansi i Ernest Muçit për të bindur Sylvinhon se e meriton të jetë titullarë. Por fatkeqësisht sulmuesi u dëmtua në minutën e 50-të dhe u detyrua të linte fushën e lojës.
Ish-i i Tiranës ishte vërtet i pafat dhe sigurisht që mërzitja u reflektua edhe në fytyrën e tij në momenti që duhej të linte fushën. Por tashmë angazhimi me Kombëtaren ka përfunduar, por "ankthi” për gjendjen e tij kalon te Besiktas, me 23-vjeçarin që në ditët e ardhshme pritet t'u nënshtrohet vizitave mjekësore.
Te skuadra turke shpresojnë dhe dëshirojnë që futbollisti mos të ketë asgjë serioze. Kujtojmë se Muçi së fundmi te Besiktas ia doli të fitonte edhe vendin e titullarit dhe nëse ky dëmtim pas vizitave mjekësore del më serioz seç duhet atëherë do të ishte si një goditje për sulmuesin.