Anglia e siguroi gjysmëfinalen në Kupën e Botës 2026 me përmbysje, ku “Tre Luanët” mposhtën 2 – 1 Norvegjinë. Protagoist absolut ishet mesfushori Jude Bellingham, dopietë.
Pavarësisht kualifikimit, trajneri i Anglisë, Thomas Tuchel kishte “rezerva” në masë. “Ia bëmë jetën shumë, shumë të vështirë vetes. Rezultati ishte fantastik.
Katër ndeshjet e fundit janë të mrekullueshme, por nuk jam i kënaqur me performance. Angazhimi është aty, por na e bëri jetën shumë, shumë të vështirë me mënyrën se si luajtëm, të pakujdesshëm, jo mjaftueshëm të shpejtë, jo mjaftueshëm.
Ne ishim me fat”, fjalët e “timonierit” Tuchel. Reagimi i “Lojtarit të Ndeshjes”, Bellingham nuk vonoi: “Ishte një përmbysje e vështirë, kështu që mendimet dhe vlerësimi im shkojnë për lojtarët.
Ia dolëm ta përmbysnim rezultatin dhe jemi në gjysmëfinale”. Nga disa media europiane edhe pse mbetet hipotezë, “fërkimi” mes Tuchel dhe Bellingham, aludohet për “lojë”, synimi është i thjeshtë, shpërqendrimi i rivalit, Argjentina.
