Ilustrim: Didier Deschamps / Itali - Shqipëri, Euro 2024
Didier Deschamps mund të jetë trajneri i ardhshëm i kombëtares së Italisë. Këto nuk janë vetëm aludime, por fjalë të nxjerra nga goja e vetë teknikut aktual të përfaqësuesës së Francës.
Vetë 57-vjeçari nuk e ka përjashtuar diçka të tillë, duke u lënë “axurrëve” derën hapur për bashkëpunim.
Kujtojmë se Didier Deschamps ka një të shkuar në itali, pasi për një vit ka drejtuar Juventusin, në sezonin 2006/2007, teksa te “Zonja” është aktivizuar edhe si futbollist për 5 vite.
“Drejtimi një përfaqësueseje tjetër si Italia? Nuk përjashtoj asgjë. Për momentin nuk është në rendin e ditës për mua. Por jam disponibël, e dinë të gjithë. Do të mendoj për këtë çështje në vijim”, tha Deschamps.
Poll
