Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

Merr fund “saga” e Marash Kumbullës, gazetari italian zbulon të ARDHMEN e mbrojtësit të Kombëtares

Shkruar nga NEWSPORT
Merr fund “saga” e Marash Kumbullës, gazetari italian zbulon
Marash Kumbulla

Marash Kumbulla nuk do të jetë më pjesë e skuadrës së Mallorcës. Vendimi është marrë nga klubi spanjoll që ka zgjedhur mos të aktivizojë të drejtën për të blerë mbrojtësin shqiptar nga Roma, për shumën e 8 milionë eurove në total.

Lajmin e ka bërë të ditur gazetari italian, Nicolo Schira i cili raporton se Kumbulla do rikthehet shumë shpejt tek klubi që zotëron dhe kartonin e tij, teksa mbetet e paqartë se çfarë do të ndodhë me të ardhmen e 26-vjeçarit, vlera e të cilit kap 4 milionë eurot sipas Transfermarkt.

Mbrojtësi kaloi me formulën e huazimit në La Liga, aty ku zhvilloi vetëm 9 paraqitje, kjo për shkak të kalvarit të dëmtimeve që e penguan lojtarin që shfaqte të gjithë potencialin e tij në fushën e lojës. Kujtojmë se me rënien nga kategoria të Mallorcës, skuadra do t’i përfshihet një revolucioni total, pasi pranë largimit është dhe sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi.

 

Poll

Lexo gjithashtu