Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

ZYRTARE/ La "thatë" Gjermaninë për të luajtur me Shqipërinë, mesfushori "surprizon" me hapin e madh të karrierës

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ La "thatë" Gjermaninë për të luajtur me
Tim Civeja

Tashmë është zyrtare! Tim Civeja është futbollisti më i ri i skuadrës së Kalrsruher. Mesfushori shqiptar është prezantuar nga klubi ditën e sotme, përmes një njoftimi të bërë në rrjetet sociale, ku lojtarit pozon me fanellën e ekipit të tij të ri teksa firmos kontratën.

"Intensitet i lartë, gatishmëri të madhe për të vrapuar dhe një qasje e bukur e të kuptuarit lojën. Për sezonin e ri, ne nënshkruajmë me 24-vjeçarin, Tim Civeja. Paçim një kohë të suksesshme me ty, Tim", shkruan klubi gjerman në komunikimin zyrtar.

Civeja i dha fund eksperiencës tre vjeçare me Saarbrucken, duke bërë një tjetër kapërcim të rëndësishëm në karrierë dhe tashmë do të luajë në ligën e dytë gjermane për nga rëndësia. 

Poll

Lexo gjithashtu