Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

“Goli ndaj Italisë, ndër më të mirët e karrierës”, Nedim Bajrami rrëfen emocionet e 2 viteve më parë pasi shkroi historinë me Shqipërinë: Rekordi do jetë...

Shkruar nga NEWSPORT
“Goli ndaj Italisë, ndër më të mirët e
Nedim Bajrami

Sot dy vite më parë, Shqipëria përjetoi një nga momentet më të veçanta e njëkohësisht atë historike, në ndeshjen e parë të zhvilluar përballë Italisë në Europianin e vitit 2024.

Pika kulminante u shënua që në sekondën e 23-të, kur Nedim Bajrami shfrytëzoi një gabim në prapavijën e italianëve, duke çuar topin drejt rrjetës dhe mposhtur portierin Gigio Donnarumma.

Sigurisht, dy vite më pas, emocioni përjetohet po njësoj, teksa në një intervistë 30 sekondëshe për FSHF-në, autori i këtij golit rrëfeu ndjesitë e tij dhe rekordin e thyer.

“Goli kundër Italisë ka qenë besoj se një nga momentet më të mira të karrierës sime sepse isha duke luajtur në Itali dhe shënova golin kundër Italisë, e gjithë familja ka qenë aty dhe ka qenë për mua një kënaqësi e madhe me thy rekordin edhe besoj se ky rekord do të jetë përgjithmonë aty”, është shprehur Bajrami.

 

Poll

Lexo gjithashtu