Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

Ekipi i tij preku fundin në Premier League, ish-i 200 mijë eurosh i Partizanit paketon “valixhet” dhe studion bashkimin me dy shqiptarët e tjerë

Shkruar nga NEWSPORT
Ekipi i tij preku fundin në Premier League, ish-i 200 mijë eurosh i
Arinaldo Rrapaj - Tedi Cara - Andi Hadroj kur Partizani fitoi titullin para 2 sezonesh

Oleksandriya ka rënë zyrtarisht nga kategoria në Premier League-n ukrainase, pasi u mposht në ndeshjen e kthimit nga Livyi Bereg me rezultatin e përgjithshëm 1-2.

Skuadra në të cilën luan edhe Tedi Cara, ish-sulmuesi i Partizanit si dhe i Kombëtares, preku fundin pikërisht në finalen e “play-off” ndaj dhe do të luajë sezonin e ardhshëm në ligën e dytë për nga rëndësia. Goli i shënuar nga Banada në minutën e 45-të ishte përcaktues dhe vulosi edhe dilemën e vetme të këtij kampionati.

Nga ky rezultat, Cara është me një “këmbë” i larguar, pasi edhe vetë klubi ukrainas ka vendosur ta shesë e ku interesimet nuk mungojnë. Për ish-in e kuq, janë me “telefona” në duar skuadra si Kolos Kovalivka, FC Polissya Zhytomyr, si dhe Dinamo Kyiev. 

Nëse 26-vjeçari do të kalonte te Kovalivka, aty do të gjente ish shokun e skuadrës te Partizani, Arinaldo Rrapajn dhe Irgi Kasallën. 

 

Poll

Lexo gjithashtu