Pas një fundsezoni ku ishte plotësisht jashtë planeve të Burnley-t, Armando Broja është rikthyer në vëmendjen e klubit anglez përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale me temë Kupën e Botës.
Në materialin e përgatitur nga klubi, futbollistëve u kërkohej të zgjidhnin mes disa legjendave të futbollit botëror. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare nuk hezitoi kur u vendos përballë zgjedhjes mes Ronaldos dhe Peles, duke preferuar ish-sulmuesin brazilian të njohur si “Fenomeni”.
Zgjedhja e Brojës nuk është e rastësishme, pasi ai ka folur edhe më parë me admirim për Ronaldon, të cilin e konsideron një nga futbollistët më të mëdhenj në histori. Videoja shënon një nga paraqitjet e rralla të sulmuesit 24-vjeçar në kanalet zyrtare të Burnley-t, pas muajsh ku ai kishte mbetur në hije dhe jashtë planeve të ekipit të parë.
zë, pasi 24-vjeçari e ka pranuar edhe më parë se ka një admirim të veçantë për ish-sulmuesin brazilian.
Which Brazilian superstar will the lads pick, Pelé or R9? ???????? pic.twitter.com/GQNeyYoXQ2
— Burnley FC (@BurnleyOfficial) June 13, 2026
