Jasir Asani u rikthye ditën e sotme pranë klubit iranian të Esteghlal, duke marrë pjesë në stërvitjen e tyre të parë pas një periudhe të gjatë shkëputjeje.
Vetë anësori i Kombëtares shqiptare ka ardhur me një postim në rrjetet sociale, lidhur me këtë rikthim të tij, ku shkruan se ndihet i lumtur në një vend ku ka vetëm kujtime të mira.
“Pas një kohe të gjatë, rikthehem në Iran. I lumtur të stërvitem sërish me Esteghlal. Një ndeshje e veçantë të rikthehet në vendin ku je përmbushur vetëm me kujtime të mëdha”, shkruan 31-vjeçari.
Pak javë më parë, për Jasir Asanin u spekulua një kalim i mundshëm te Getafe në kampionatin spanjoll, por deri më tani, nuk dihet ende asgjë se çfarë do të ndodhë me të ardhmen e tij.
View this post on Instagram

