Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

E BUJSHME/ Nuk mungoi interesimi nga Anglia dhe Polonia, klubi i Serie A hedh “grepat” për Arbër Hoxhën

Shkruar nga NEWSPORT
E BUJSHME/ Nuk mungoi interesimi nga Anglia dhe Polonia, klubi i Serie A hedh
Arbër Hoxha

Sipas gazetarit italian, Marco Conteiro, klubi i Lecces ka shfaqur interesim për sulmuesin anësor të Dinamo Zagreb, Arbër Hoxha.

Lojtari i Kombëtares ka kontratë me kryeqytetasit e Zagrebit deri në verën e vitit 2029, por detaji që mund të ndryshojë gjithçka përkon me ofertën që mund të vijë në adresim të klubit kroat për shërbimet e 27-vjeçarit.

Nëse Lecce ia del të transferojë Hoxhën, do të krijojë një “koloni” shqiptarësh, pasi aty inkuadrohet edhe Ylber Ramadani e Medon Berisha, dy futbollistë të tjerë që bëjnë pjesë te Kombëtarja.

Vlen të përmendet se disa muaj më parë u përfol interesimi nga Hull City në Angli, por që nuk pati lëvizje konkrete, sikurse së fundmi “pista” e Widzew Lodz në Poloni.    

      

Poll

Lexo gjithashtu