Liridon Latifi
Liridon Latifi është futbollisti më i ri i FC Qyzyljar Petropavlovsk. Ashtu siç raportoi “Newsport.al” disa javë më parë, sulmuesi 32-vjeçar u largua nga Shkëndija e Tetovës për një aventurë të re në Premier Ligën e Kazakistanit.
Për të siguruar shërbimet e tij, klubi i Qyzyljar s’ka paguar asnjë “kacidhe”, për shkak se Latifi ishte pa kontratë. Ndërkohë që vetë futbollisti ka firmosur një kontratë 1.5-vjeçare, pra të vlefshme deri në fundin e vitit 2027.
Kujtojmë se sulmuesi e ka nisur karrierën e tij te Prishtina. Ndërsa më vonë është aktivizuar edhe me ekipe si Skënderbeu, Kukësi, Puskas AFC, Sheriff Tiraspol, Vllaznia dhe Tirana.
View this post on Instagram
Poll

