Nensi Veselaj
Nensi Veselaj do të vazhdojë që të jetë pjesë e ekipit të volejbollit femra të Tiranës. Është vetë Klubi Shumësportësh Tirana që ka njoftuar rinovimin edhe për një tjetër sezon me 18-vjeçaren.
Kujtojmë se talentja cilësohet si një nga pikat kyçe të ekipit, duke e bërë që KS Tirana mos të heqë dorë. Kujtojmë se Veselaj u bashkua me “bardheblutë” në vitin 2024, ndërsa luan si “outside hitter”.
NJOFTIMI:
Klubi Sportiv Tirana ka kënaqësinë të njoftojë rinovimin e bashkëpunimit me volejbollisten Nensi Veselaj, e cila do të vazhdojë të jetë pjesë e skuadrës së volejbollit për femra edhe për sezonin sportiv 2026–2027.
View this post on Instagram
Poll
