Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

TENIS

Novak Djokovic “lë nam” në turneun prestigjioz, tenisti 19-vjeçar i jep “leksione” ish-kampionit të botës

Shkruar nga NEWSPORT
Novak Djokovic “lë nam” në turneun prestigjioz, tenisti
Novak Djokovic dhe Joao Fonseca

Tenisti serb Novak Djokovic është eliminuar në mënyrë surprizuese nga turneu prestigjioz “Roland Garros” pas humbjes dramatike ndaj talentit brazilian Joao Fonseca në raundin e tretë.

Djokovic, i cili synonte titullin e tij të 25-të “Grand Slam”, u mposht pas një ndeshjeje spektakolare me pesë sete, ku Fonseca përmbysi gjithçka pas disavantazhit 0-2. Braziliani triumfoi me rezultatin 4-6, 4-6, 6-3, 7-5, 7-5, duke shkaktuar një nga surprizat më të mëdha të këtij edicioni në Paris. 

Ndeshja zgjati pothuajse pesë orë dhe u zhvillua në temperatura shumë të larta, që dukshëm ndikuan te veterani serb. Nga ana tjetër, 19-vjeçari Fonseca tregoi karakter dhe qetësi të jashtëzakonshme për të eliminuar një nga legjendat më të mëdha të tenisit botëror. 

Ky eliminim hap totalisht garën për titullin në “Roland Garros”, me tenistin zviceran Zverev që mbetet favorit për të fituar titullin e parë të rëndësishëm në karrierë.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Roland-Garros (@rolandgarros)

Poll

Lexo gjithashtu