Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

TENIS

Alcaraz dhe Sinner të shkëlqyer, spanjolli dhe italiani në fianle të Wimbledon 2025

Shkruar nga NEWSPORT
Alcaraz dhe Sinner të shkëlqyer, spanjolli dhe italiani në fianle
Carlos Alcaraz & Jannik Sinner

Carlos Alcaraz vazhdon të shkëlqejë në Tenis duke shkuar për herë të tretë radhazi në finalen e madhe të Wimbledon. Tenisti spanjoll ka arritur të mposhtë ditën e sotme Taylor Fritz.

Alcaraz nuk zhgënjeu në gjysmëfinalen e mbajtur sot në Londër, duke shkuar në finalen e madhe. Tenisti 22-vjeçar mposhti kundërshtarin nga SHBA-të me rezultatin 6-4, 5-7, 6-3, 7-6(6).

Ai që do të përballet me tenistin spanjoll në finalen e madhe është Jannik Sinner. 23-vjeçari italian arriti të mundë pastër në finale veteranin Novak Djokovic me shifrat 6-3, 6-3, 6-4.

Finalja e Wimbledon mes Carlos Alcaraz dhe Jannik Sinner do të zhvillohet pasnesër në orën 17:00.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga