
Numri një në botë, Jannik Sinner, tregoi dominim të plotë ndaj australianit Aleksandar Vukic, duke fituar 6-1, 6-1, 6-3 në një paraqitje mbresëlënëse në fushën qendrore të Wimbledon. Italiani nuk la asnjë hapësirë për kundërshtarin.
Pavarësisht përpjekjes së Vukic në setin e tretë, Sinner nuk lejoi surpriza, duke shmangur një përsëritje të finales së Roland Garros ku kishte humbur tri pikë për ndeshje ndaj Carlos Alcaraz.
Italiani 23-vjeçar, i cili synon titullin e tij të parë në Wimbledon, duket i pathyeshëm deri tani, pa humbur asnjë "game" në shërbim dhe me vetëm 12 "game" të humbura në gjashtë sete gjithsej.
Ai do të përballet tani me spanjollin Pedro Martinez. “Çdo kundërshtar është i vështirë, dhe ndeshjet e raundit të tretë në Grand Slam janë gjithmonë të veçanta”, tha Sinner pas ndeshjes.
The World No.1 does it in straight sets ????
— Wimbledon (@Wimbledon) July 3, 2025
Jannik Sinner defeats Alexsandar Vukic 6-1, 6-1, 6-3 on Centre Court to move into the third round ➡️#Wimbledon pic.twitter.com/Vq9WpEP3Hj