Numri një i botës, Jannik Sinner, e ka nisur me sukses aventurën e tij në Roland Garros, duke mposhtur francezin Clément Tabur në raundin e parë.
Italiani triumfoi 3-0 me sete (6-1, 6-3, 6-4) pas 2 orësh e 8 minutash lojë, duke konfirmuar formën e shkëlqyer të sezonit.
Për katër herë kampionin e Grand Slam, kjo ishte fitorja e 19-të radhazi në ndeshjet e raundit të parë në turnetë madhorë, një seri që vazhdon që prej vitit 2021.
Sinner regjistroi gjithashtu suksesin e 30-të radhazi këtë sezon, duke hyrë mes emrave me seritë më të gjata të fitoreve, pas Novak Djokovic, Roger Federer, Thomas Muster dhe Rafael Nadal.
Rruga e italianit drejt fazave të avancuara është bërë edhe më e favorshme pas eliminimit të Daniil Medvedev dhe Alexander Bublik në raundin e parë.
Në raundin e dytë, Sinner do të përballet me argjentinasin Juan Manuel Cerundolo, ndaj të cilit kishte fituar edhe në Wimbledon 2023.
