
Jannik Sinner
Tenisti numër një në botë, Jannik Sinner, ka kaluar me lehtësi në fazën e 1/8-ës në Wimbledon, duke dominuar spanjollin Pedro Martinez me rezultat bindës 6-1, 6-3, 6-1.
Ndeshja u zhvillua në “Centre Court”, ku Sinner nuk tregoi aspak mëshirë ndaj kundërshtarit që vuante nga një dëmtim në shpatull. Sinner ka fituar të 3 ndeshjet e tij deri më tani pa humbur asnjë set, duke humbur vetëm 17 "game" gjithsej.
23-vjeçari italian nuk ka humbur ende asnjë shërbim gjatë turneut dhe tani pret në raundin tjetër fituesin e duelit mes Grigor Dimitrov dhe Sebastian Ofner. Ai synon të bëhet kampioni i parë italian në historinë e Wimbledon-it.
Poll