
Chermen Valiev
Chermen Valiev ka arritur një sukses të madh në Botërorin e Mundjes që po zhvillohet në Kroaci, duke fituar medaljen e argjendtë. Ai u mund vetëm në finale nga japonezi Takashi, me rezultatin 8-2, duke treguar një nivel të lartë.
Përpara finales, Valiev ka kaluar disa kundërshtarë të fortë, duke nisur me një fitore 12-2 ndaj mongolit Erdenebat Tsendbaatar. Më pas, ai mposhti belgun Ibragim Veliev dhe amerikanin Devid Aron, për të arritur në gjysmëfinale.
Në këtë fazë, Valiev mundi kampionin rus Sidakov me shifrat 6-4, për të siguruar një vend në finale. Ky sukses i tij është një arritje historike për Shqipërinë, pas medaljes olimpike që ai siguroi më parë në Paris.
Poll