Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SPORTMIX

Rrethi i 83-të Çiklistik i Shqipërisë, etapa e tretë “bëhet zap” nga zvicerani

Shkruar nga NEWSPORT
Rrethi i 83-të Çiklistik i Shqipërisë, etapa e tretë
Guillaume Haldimann

Rrethi i 83-të Çiklistik i Shqipërisë vijoi me një tjetër garë emocionuese, me etapën e tretë që përfundoi në Vlorë pas 149 kilometrave të përshkuara nga Elbasani.

Zvicerani Guillaume Haldimann siguroi fitoren në metrat e fundit të finishit, duke lënë pas holandezin Niels Reemeijer dhe rumunin Cristian Raileanu.

Pas tre etapave të zhvilluara, Haldimann kryeson edhe renditjen e përgjithshme të aktivitetit. Në ceremoninë përmbyllëse, presidenti i Federatës Shqiptare të Çiklizmit, Skënder Hanxhaku, i dorëzoi fanellën e verdhë drejtoreshës së klubit shumësportësh, Elona Hasanaj.

“Ndihem shumë mirë këtu në Vlorë. Kam lindur këtu dhe jam simpatizant i këtij qyteti. Në emër të Federatës, bashkë me fanellën e verdhë dhe mirënjohjen, është edhe simboli i Vlorës si një dhuratë”, u shpreh Hanxhaku.

Ndërkohë, etapa e katërt do të zhvillohet në itinerarin Vlorë–Llogara–Himarë–Kuç–Vlorë, me pjesëmarrjen e 18 ekipeve nga Shqipëria dhe vende të ndryshme të Europës.

Poll

Lexo gjithashtu