Islam Dudaev
Shqipëria fituese e Kampionatit europian të mundjes, pikërisht në tokën e saj? Përse jo! Falë Islam Dudaev, kombëtarja jonë në këtë sport është ende në garë për të rrëmbyer medaljen e artë, pasi mundësi shqiptar është tashmë në finale.
Pasi mposhti në çerekfinale Nika Zakavshilin e më pas në gjysmëfinale Islam Guseinov, Dudaev do të masë forcat përballë Bashir Magomedov ditën e nesërme.
Kujtojmë se Tirana është pritësja e këtij turneu të rëndësishëm dhe në rast se Dudaev do të kalojë edhe këtë pengesë të fundit, do të shënonte një sukses historik në rang kombëtar dhe atij ndërkombëtar.
Poll
