Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SPORTMIX

VIDEO/ Ermal Hadribeaj “gjunjëzon” rivalin francez, boksieri shqiptar “i shkel syrin” titullit botëror

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Ermal Hadribeaj “gjunjëzon” rivalin francez, boksieri
Ermal Hadribeaj

Ermal Hadribeaj është shumë pranë titullit botëror në WBC (Këshilli Botëror i Boksit, një prej organizatave më prestigjioze të boksit në botë), pasi ka mposhtur rivalin e tij francez Bakary Samake, në “meçin” që u zhvillua në mesnatë.

I njohur ndryshe me “njoftkën” si “Snajperi shqiptar”, Hadribaj ia doli të shpallej fitues me rezultatin e përgjithshëm 116-112, ku shqiptari fitoi 8 raunde, ndërsa Samake 4 të tillë.

Me këtë sukses të rëndësishëm, Hadribeaj do të masë forcat përballë amerikanit Sebastian Fundoras, me misionin për të mbajtur të paprekur bilancin pa humbje në karrierën e tij si profesionist dhe për të "rrëmbyer" titullin botëror.

Poll

Lexo gjithashtu