Anthony Joshua - Kristian Prenga
Përtej objektivit që u “shkërmoq” që në raundin e dytë, Kristian Prenga krahas vlerësimeve të mëdha që mori në duelin përballë Anthony Joshuas, mund t’i gëzohet edhe shumës së përfituar nga ky “meç” i zhvilluar në Arabinë Saudite.
Sipas raportimeve që kanë dalë nga mediat botërore, mësohet se boksieri nga Mirdita ka arkëtuar 1.1 milionë euro, shifra më e lartë nëse marrim për bazë fitimet e mëparshme në karrierën e tij si boksier profesionist.
Sakaq, fituesi, pra Anthony Joshua arkëtoi gjithsej 4.6 milionë euro, ndërsa fondi total i ndeshjes preku 5.7 milionët.
Poll
