Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOKS

“E përjetuam keq humbjen e Krist Prengës, por bota e pa sesi...”, Taulant Balla i jep kurajë boksierit shqiptar dhe bën thirrje drejt tifozëve: Ka nevojë për mbështetje, riktheu shpejt

Shkruar nga NEWSPORT
“E përjetuam keq humbjen e Krist Prengës, por bota e pa
Taulant Balla / Dueli Anthony Joshua - Kristian Prenga

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, i ka kushtuar një postim boksierit shqiptar, Kristian Prengës, pas humbjes në ring në përballjen me Anthony Joshuan.

Deputeti socialist shkruan se përtej përjetimit të kësaj humbjeje të shqiptarit, fakti që ai thekson është se bota mbrëmë dëgjoi me respekt himin kombëtar, aq sa dhe kundërshtari në fund e ngriti lart flamurin kuqezi.

Në fund, Balla shprehet se në këto çaste, i duhet dhënë mbështetje maksimale Kristianit që të rikthehet sa më shpejt aty ku e meriton të jetë.

POSTIMI:

“E përjetuam keq humbjen e shqiptarit tonë Kristian Prenga mbrëmë kur fakti është se përballej me një super kampion bote. Sepse ishim mësuar me ato fitoret e tij KO, siç ishte pranë fitores në gjithë raundin e parë. Megjithatë fakti më i rëndësishëm është që e gjithë bota mbrëmë dëgjoi me respekt himnin tonë kombëtar, aq sa edhe kundërshtari në fund e ngriti lart me shumë respekt flamurin tonë kuq e zi Sot Kristiani ka nevojë për mbështetje. Imagjinoni pak si u ndjemë të gjithë raundin e parë falë tij. Suksese Kristian dhe riktheu shpejt”

Poll

Lexo gjithashtu