Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

PREMIER LEAGUE

Interesim i madh për Cristian Romeron, dy klube të mëdha europiane futen në lojë për mbrojtësin argjentinas

Shkruar nga NEWSPORT
Interesim i madh për Cristian Romeron, dy klube të mëdha
Cristian Romero

Cristian Romero ka vendosur të largohet nga Tottenham në merkaton e kësaj vere. Mbrojtësi argjentinas është nën kontratë me Spurs deri në vitin 2029, por për 28-vjeçarin ka interes konkret nga disa klube të mëdha në europë.

Përveç Barcelonës dhe Interit që kanë shfaqur interes prej kohësh, orët e fundit në lojë janë shfaqur Arsenal dhe Atletico Madrid. Pas dëmtimit të William Saliba i cili do të mungojë gjatë, kampionët e Premier League po mendojnë të transferojnë yllin e rivalëve të qytetit.

Në garë po ashtu është dhe Atletico Madrid, por klubi spanjoll nuk ka shfaqur ende një ofertë për mbrojtësin. Tottenham ka vendosur që për klubet jashtë Premier League kartoni i Romeros të jetë 50 milionë euro, ndërsa për klubet në Premier League çmimi do të rritet ndjeshëm.

Poll

Lexo gjithashtu