Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOKS

"Përshkallëzohet" përplasja virtuale mes 2 boksierëve! Bakaj e paralajmëron për “hakmarrje”, Rama nuk heq dorë nga përballja në ring (REAGIMET)

Shkruar nga NEWSPORT
"Përshkallëzohet" përplasja virtuale mes 2
Fotomontazh/ Amarildo Bakaj - Drilon Rama

Pas thirrjeve të shumta të boksierit shqiptar Drilon Rama për përballje në ring, lezhjani Amarildo Bakaj i është përgjigjur duke e paralajmëruar se ose ai vetë ose njerëzit e tij nuk do e lënë "muhabetin" këtu.

Përmes reagimit të tij të bërë pasditen e sotme në rrjet, Bakaj ka lënë të nënkuptohet se thirrja e Ramës për përballje do të bëhet së shpejti, ose nga vetë Amarildo ose nga njerëzit e tij.

“Ke kërkuar famë te njeriu i gabuar, nuk ka për t’u dashur fama për Zotin. Do të thotë të gjithë, e pe që e rrahën boksierin me shuplaka. Unë Rambo interneti e? Po nuk të dola përpara jam me të vërtetë Rambo interneti. Edhe mos me të dal unë, i kam disa vëllezër që nuk ka shanse që ta lenë me kaq”, shkruan Bakaj në reagimin e tij të bërë afro orës 15:00 të pasdites së sotme.

Nga ana tjetër, Drilon Rama përmes një video-mesazhi të ndarë në "InstaStory" i rikërkon Bakajt që të përballen bashkë në ring, duke theksuar se kështu veprojnë dy sportistë, përderisa debati virtual u zhvillua me në fokus forcën fizike.

"Përshkallëzohet" përplasja virtuale mes 2
Reagimi i Amarildo Bakajt

 

Poll

Lexo gjithashtu