Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOKS

“Eksperiencë e rëndësishme të ndaja ringun me një kampion si Joshua”, Krist Prenga REAGON për herë të parë pas ndeshjes: Nuk ndihem i thyer, humbja të detyron të…

Shkruar nga NEWSPORT
“Eksperiencë e rëndësishme të ndaja ringun me
Anthony Joshua dhe Kristian Prenga

Përmes një postimi të bërë publik pak minuta më parë, ka ardhur një reagim nga Kristian Prenga pas duelit të zhvilluar në Xhedah të Arabisë Saudite ndaj Anthony Joshuas.

Edhe pse u mposht në raundin e dytë përmes nokautit, bokseri shqiptar ndihet falenderues dhe mirënjohës që ndau ringun me një kampion si Anthony, të cilën e konsideron si një eksperiencë shumë të rëndësishme.

Më tej, ai thekson se fillimi i raundit të parë nisi mirë për të, por pranoi se në nivele të tilla, gjithçka mund të ndryshojë në harkun e një sekondi.

Një mesazh pati edhe për tifozët shqiptarë, të cilëve iu kërkon ndjesë që nuk ua solli fitoren duke u shprehur me benkime për të gjithë ata që e ndoqën, si fizikisht pranë arenës së boksit edhe nëpërmjet ekraneve.

Për Prengën, të tilla ndeshje nuk e thyejnë, por e shfrytëzon si një eksperiencë për t’u rikthyer akoma dhe më i fortë.

POSTIMI:

"Të ndaja ringun me një kampion si Anthony Joshua ishte një eksperiencë shumë e rendesishme.

Respekt maksimal për të dhe për fitoren.

Raundi i parë me tregoi se mund të përballemi me më të mirët, por në këtë nivel një sekondë ta ndryshon fatin.

“ Humbja të detyron të shihesh në pasqyrë dhe të mësosh atë që fitorja ta fsheh."

Kjo ndeshje nuk më thyen. Do ta përdor këtë eksperiencë për t'u rikthyer shumë më i fortë.

Ndjekësve të mi shqiptarë u kërkoj ndjesë që nuk ju solla fitoren, faleminderit Zotit për çdo gjë!

Zoti i bekoftë shqiptarët!"

 

Poll

Lexo gjithashtu