Boksieri shqiptar, Kristian Prenga do të zbresë në ring mbrëmjen e sotme, për t’u përballur jo me një kundërshtar dosido, por të madhin Anthony Joshua. Pavarësisht rivalit që ka përballë, Prenga duket mjaft i motivuar.
Sfida do të zhvillohet në Riyadh të Arabisë Saudite, ndërsa eventi nis në orën 20:00. Dueli historik i bokserit shqiptar pritet të startojë rreth orës 22:00, por sigurisht që varet nga duelet paraardhëse.
Vlen të theksohet se për Prengën ky duel është vazhdimësi, ndërsa për Joshuan rikthim. Vetëm pak muaj më parë, ky i fundit u përfshi në një aksident tragjik, ku humbën jetën dy miqtë e tij, por vetë shpëtoi mrekullisht.
Përsa i përket statistikave të boksierit shqiptar, 35-vjeçari ka shifra mjaft pozitive. Gjatë karrierës së tij, Kristian Prenga ka fituar 20 duele dhe të gjitha me “knock-out”, duke treguar që edhe përballë Joshuas nuk futet në ring vetëm për statistikë.
