Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BASKETBOLL

ZYRTARE/ 21 vite pjesë e Tiranës, veterani rinovon kontratën me bardheblutë

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ 21 vite pjesë e Tiranës, veterani rinovon kontratën me
Red Vogli

Klubi i basketbollit të Tiranës do të vijojë të ketë një veteran edhe për sezonin e ardhshëm. Redi Vogli ditën e sotme ka rinvouar kontratën me bardheblutë dhe do të jetë pjesë e tyre edhe për sezonin e ardhshëm.

38-vjeçari ka debutuar në vitin 2004 me Tiranën dhe do të vazhdojë të luajë edhe vitin tjetër, ku është futur tashmë në sezonin e 22-të. Lajmin e ka bërë të ditur Klubi Shumësportësh i Tiranës në një postim në rrjetet sociale.

“21 vite Bardh e Blu – Red Vogli, zemra e Tironës!

Që nga sezoni 2004-2005, sa herë që Tirona ka nevojë – ai është aty, gjithmonë gati!

Me një karrierë të shtrirë në mbi dy dekada, kapiteni ynë jo vetëm që ka udhëhequr në fushë, por ka qenë edhe një shembull i jashtëzakonshëm i besnikërisë dhe shpirtit sportiv. Ai do të vijojë të jetë pjesë e skuadrës edhe për sezonin 2025-2026, duke mbrojtur me krenari ngjyrat që e kanë përfaqësuar gjithmonë.”, shkruan Klubi Shumësportësh i Tiranës.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga