
Kombetarja shqiptare e vajzave U-20 ne basketboll
Kombëtarja shqiptare e vajzave U-20 nuk ka mundur të fitojë në basketboll. Ekipi ynë është mposhtur nga Serbia, duke zhvilluar një ndeshje aspak pozitive.
Duel ky i vlefshëm për fazën e grupeve të Divizionit B të Eurobasket 2025 për vajza. Sfidë kjo që përfundoi me rezultatin e turpshëm 116:22, plot 94 pikë diferencë, me vajzat kuqezi që nuk mundën të tregonin potencialin e tyre.
Vajzat nuk kishin saktësinë e duhur, teksa shpesh herë dukeshin edhe të nervozuara gjatë sfidës. Momente këto që ndikuan edhe në paraqitjen e tyre në parket.
Vlen të theksohet se sfidat e tjera në grupin e Shqipërisë kanë përfunduar me rezultatet të ngushta, duke treguar konkurencën e fortë që kanë ekipet mes tyre.
Poll