Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BASKETBOLL

NBA/ Festë te Philadelphia 76ers, ylli i ekipit kryen operacionin me sukses

Shkruar nga NEWSPORT
NBA/ Festë te Philadelphia 76ers, ylli i ekipit kryen operacionin me sukses
Paul George

Ylli i Philadelphia 76ers, Paul George, iu nënshtrua një operacioni artroskopik në gjurin e majtë të hënën, pas një dëmtimi të pësuar gjatë një stërvitjeje. Lajmi u konfirmua nga vetë klubi përmes një deklarate zyrtare.

Operacioni u krye me sukses në New York dhe lojtari do të fillojë së shpejti programin e rehabilitimit. Gjendja e tij do të monitorohet rregullisht dhe do të rivlerësohet përpara nisjes së kampit stërvitor në fund të shtatorit.

George, i cili është përzgjedhur në NBA All-Star nëntë herë, iu bashkua 76ers në korrikun e kaluar pas eksperiencave me Indiana, Oklahoma City dhe LA Clippers. Ai nënshkroi një kontratë katërvjeçare me vlerë 212 milionë dollarë, duke u parë si pjesë kyçe e një skuadre pretendente së bashku me Joel Embiid dhe Tyrese Maxey.

Megjithatë, sezoni për 76ers rezultoi zhgënjyes, me vetëm 24 fitore dhe mungesë në fazën e "playoffs". George pati disa dëmtime që e mbajtën larg fushës që nga 17 marsi, duke përfunduar sezonin me mesatare prej 16.2 pikësh, 5.3 kërcimesh dhe 4.3 asistimesh në vetëm 41 ndeshje.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga